Srijeda, 15. Svibanj 2019, Hrvatska, Expo Kosova 2019 - Opening

iz 15. Svibanj 2019 - 11:00 do 19:00
4 ljudi koji pohađaju
opis događaja
EXPO KOSOVA 2019
15 May - 15 June 2019
International Business Exposition
Celebrating 20 years of Peace

Panairi Kosova ka qenë panairi i parë ndërkombëtar i organizuar në Prishtinë, vetëm 4 muaj pas luftës në Kosovë, në 1999. Aty morën pjesë 110 ndërmarrje nga 8 shtete të ndryshme duke ngritur një frymë shprese dhe entuziazmi në një vend që priste të lulëzonte nga hiri i tij. Suksesin e edicionit të parë e ndjekën edhe 14 edicione në 5 vjetët që pasuan, të cilat kanë përcjellur pjesëmarrjen e më shumë se 1000 ndërmarrjeve ekspozuese duke krijuar për ta një ambient të përshtatshëm për të promovuar produktet dhe sherbimet e tyre te publiku i gjerë dhe sidomos për të krijuar një pikëtakim të përbashkët për biznes duke rritur frymën e bashkëpunimit në mes tyre.

Tani në largësinë prej 20 vjeteve nga panairi i parë dhe 20 vjeteve nga lufta e fundit ne Europe duam të festojmë 20 vjet paqe, me të njejtin entuziazëm me të cilin e kemi nisur 20 vjet më parë, duke propozuar organizimin e manifestimit më të madh ekspozues ndërkombetar në Kosove, “EXPO KOSOVA 2019”, në gjendje të plotësojë kërkesat më të spikatura si të ekspozuesve ashtu edhe të vizitorëve të tij, duke krijuar vitrinën më të madhe ekspozuese të organizuar ndonjëherë në Kosovë në një strukturë origjinale, të kualifikuar dhe inovative, të pajisur në mënyrë që të lehtësojë takimin dhe shkëmbimin e produkteve dhe shërbimeve ndërmjet Kosovës dhe tregjeve të jashtme.

Në panair janë të ftuar të marrin pjesë biznese nga gjithë bota, duke kthyer për 30 ditë, Prishtinën dhe Kosovën, në pikëtakimin qendror të biznesit. Pjesëmarrja në panair është një mundësi e artë për të komunikuar nga afer me bizneset për mundësi bashkëpunimi, investimi, ****-blerje apo punësimi. Gjithashtu do të jetë një eksperiencë argëtuese dhe pozitive për të gjithë vizitorët dhe ekspozuesit në frymë të festës së madhe të 20 vjetorit të paqes.

Expo Kosova 2019 - Opening, Hrvatska događaj

Pronaći više zanimljivih događanja
Dobiti preporuke o događajima na temelju svoje Facebook ukusu. Nabavite ga sada!Pokaži mi odgovarajuće događaje za meneNe sada